Celebrities Live From Tirana

“Në fillim kisha antipati të frikshme, tani gdhihem me Luizin”/Ish-konkurrenti i “Big Brother”, Elton Tozaj flet më shumë në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-konkurrenti i “Big Brother”, Elton Tozaj. Çfarë note i vendos Eltoni këtij edicioni të dytë të “BBV”?

I vendos notën 11 sepse është edicioni më i arritur për klikime dhe njerëzit kanë interes të paparë. Në vetëm kaq ditë sa ka nisur ka patur një super shikueshmëri, ia ka kaluar dhe edicionit të parë. Për kastin kam notën 11. “Big Brother” kërkon të tilla karaktere, nuk kërkon me patjetër njerëz që duhet të duhen. Në fokus janë 100 mijë euro. Nuk është futur njeri për burr, aty duan lekë dhe për lekë ne e dimë se çfarë ndodh. Nuk pritet të ketë empati. Prisja më shumë nga niveli i bisedës, niveli i sherrit. Prisja nga njerëz të bukur të përdornin fjalor më të bukur. Kejvina ka qenë zhgënjim, Tea dhe Amosi gjithashtu. Prisja shumë nga Amosi duke qenë se vjen nga një familje mbretërore.

Sa i përket banorëve më të përfolur, Luizi dhe Olta çfarë opinioni ka Eltoni për secilin nga ata?

Luizi dhe Olta janë dy të këqijat e domosdoshme në atë shtëpi. Dy javët e para kisha antipati të frikshme për Luizin, nuk e ndiqja sepse më shkatërronte nervat. Arriti dhe u bë shpejt një personazh i fuqishëm, aty fillova të kisha edhe unë simpati, hyra te 90% e popullsisë që gdhihen me Luizin. Në TikTok ka shkuar hashtagu me Luizin 673 milion. Ndërkaq, Olta mund të jetë njeriu më i urryer, por dinamikat aty brenda janë tjetër gjë. Ata të dy janë shumë avangardë. Nuk duhet të anashkalojmë Armaldo. Unë thojë që është Aleksandri i Madh, një strateg. Ruajti qetësi në fillim, bleu nga banorët dhe nisi me sulmet. Është finalist i padiskutuar.