I ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë Elton Tozaj, për të komentuar mbi ngjarjet në “Big Brother VIP 4”. Si i komenton ai disa nga situatat e fundit e ndodhura në shtëpi?
Deri tani është brenda pritshmërive përzgjedhja e finalistëve. Shoh Gjestin dhe Eglin që kanë çeduar, nuk po e mbajnë presionin e lojës. Nuk po më pëlqen qasja që kanë ndaj produksionit. Nuk më vjen mirë me këto kërcënimet që po bëjnë.
Kush mendon se do të shpallet finalisti i dytë, Egli apo Laerti?
Laerti është i duhuri. Jemi të prirur të votojmë njeriun që njohim më shumë, më të përmbajtur, artistin më të mirë, që është Laerti. Më është dukur i përmbajtur, e kemi parë ndryshe, me një histrori shumë të dhimbshme. Laerti është i vlerësuar edhe në jetën e përditshme, është markë.
Po Gjestin si e sheh?
E pranoj të jetë në vend të dytë, por jo në vend të parë, sepse nuk më përfaqëson. “Big Brother VIP” duhet të përfaqësojë një shembull. Rozanën e zgjedh fituese për lidhjen miqësore, por që më pëlqen dhe Laerti, të dy.
Kush po bën lojën më të mirë aktualisht dhe kush jo?
E kuptoj Gjestin që e kanë lënë nervat, shoh Gertën dhe Eglin që kanë çeduar. Loredana ka nisur sprintin. Më ka zhgënjyer Danja. Egli më është dukur arrogante, kam parë një skenë skandaloze me Lorin. Një marrëdhënie e pashëndetshme dhe e shëmtuar. Nga ajo vajza që rihyri të rikthejë dinjitetin, po e ul akoma më shumë. Më vjen keq që përfundoi kështu.
Nëse do të ishin pesë finalistë, cilin do të shihje ti?
Për emrin e pestë jam mes Danjës ose Lorit. Unë i kam thënë katër finalistët, Rozana, Laerti, Gerta, Gjesti. Eglin nuk e fus, është në garë për të shkuar në shtëpi jo në finale. I ka dhënë toksicitet asaj shtëpie.
Kush e meriton fitoren?
Në lojë Rozana i ka dhënë 360 gradë asaj shtëie. Ka hyrë ‘all in’, o do ta fitojë o s’ka.