Celebrities Gossip Showbiz

Në krahët e kujt po gjen ngushëllim Kim Kardashian pas divorcit?

A ka në jetën romantike të Kim Kardashian një shkëndijë të re? Teksa ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, është bërë kryefjala e mediave për romancën e tij me modelen e famshme Irina Shayk, Kim ka nisur jetën si beqare, teksa nuk i ka kursyer fotot e nxehta. Për këtë arsye, fansat kanë nisur të mendojnë se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” mund të jetë duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen e dikujt me fotot e saj. Ajo është përfolur për disa lidhje brenda një kohe të shkurtër, rreth të cilave ka folur së fundmi.

Miqësia e saj me Van Jones ka bërë bujë dhe çoi në pikëpyetje nëse marrëdhënia e tyre është bërë romantike apo jo. Në episodin e 17 Qershorit në “Keeping Up With the Kardashians”, Kim më në fund foli rreth kësaj:

Van më dërgoi një mesazh dhe shkruante: ‘Këto thashetheme më kanë sjellë kaq shumë takime romantike dhe të jam shumë mirënjohës’.

E pyetur në episodin e “KUWTK Reunion” nga Andy Cohen nëse është e lidhur me Maluma-n, Kim deklaroi se nuk po del me asnjë. Ajo tha se e ka takuar disa herë këngëtarin nga Kolumbia duke shtuar se është një djalë i mirë.

Unë nuk po dal me asnjë. E kam parë disa herë në Miami, një djalë kaq i mirë. Shumë i mirë.

Meqenëse Kim është në formën më të mirë të saj, edhe pse në moshën 40-vjeçare, nëna e katër fëmijëve e di se ajo do t’i afrohet dashurisë në një mënyrë tjetër, pas ndarjes.

Unë mendoj se ajo që kërkoja dhe kush isha vite më parë është krejtësisht e ndryshme nga ajo që jam sot. Unë thjesht vlerësoj privatësinë dhe dua diçka që është reale.