Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West po bën plane për të pasur fëmijë me Irina Shayk?!

Me zyrtarizimin e divorcit të Kanye West me Kim Kardashian, vetëm kjo e fundit ka bërë shpesh deklarata lidhur me ngjarjen duke treguar ndër të tjera dhe arsyen e vërtetë të ndarjes.

Edhe pse Kanye nga ana e tij nuk foli kurrë për këtë, veprimet e tij kanë treguar se Kim ka mbetur shumë pas në të kaluarën. Duket se reperi po shijon një romancë me super modelen e famshme Irina Shayk. Megjithëse lidhja e tyre u zbulua së fundmi në fakt dyshja është në një marrëdhënie romantike që nga muaji mars. Sipas “TMZ” romanca e tyre nisi që prej ceremonisë përkujtimore për DMX, ku ata ishin të pranishëm. Megjithëse është ende herët për të diskutuar për martesë e fëmijë mes çiftit, në fakt burime të afërta me reperin kanë treguar se çfarë mendon ai në lidhje me këtë të fundit.

Sipas burimeve, Kanye nuk ka ndërmend të bëjë fëmijë me Irina Shayk. Ai është tepër i fokusuar tek katër të vegjlit e tij, të cilët janë e gjithë bota për të dhe momentalisht po shijon lidhjen e re, pa plane për fëmijë. Kanye dhe modelja kanë njohje të përbashkëta dhe po e shijojnë në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit, prandaj kanë vendosur t’ia lënë të gjitha kohës.

Ndërkohë reperi hoqi nga lista e ndjekësve në Twitter të gjitha motrat Kardashian, përfshirë edhe ish-bashkëshorten e tij, Kim. Pas ditëlindjes së tij të 44, Kanye ka hequr disa njerëz nga ndjekësit dhe fansat kanë vënë re se 3 nga ata njerez ishin dhe motrat Kardashian. Pra, mund të themi se e vetmja gjë që e lidh atë me Kim janë fëmijët!

Rikujtojmë se, Kim nuk duket shumë e shqetësuar për lidhjen e re të ish-bashkëshortit të saj.