Celebrities Gossip Showbiz

Në listën e 100 njerëzve më me ndikim të vitit 2022, Mila Kunis rrëfen ndjesitë e saj!

Së fundmi aktorja e njohur Mila Kunis e cila ka qenë në listën e 100 njerëzve më me ndikim të këtij viti ka zbuluar ndjesitë e saj kur e mori vesh lajmin. 39-vjeçarja gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” me James Corden zbuloi se i kërkoi Ashtonit të hynte në Twitter për të kuptuar pse njerëzit po flisnin për të dhe vetëm aty e mësoi se ajo kishte hyrë në listën e revistës prestigjioze “Time”.

Ishte e çuditshme sepse nuk e dija që po ndodhte. Nuk e kisha idenë sepse nuk kam rrjete sociale. …Isha si fëmijë, i thashe Ashton ‘a mund të shkosh të shikosh në Twitter dhe të shikosh se për çfarë po flasin njerëzit?’. Ai e pa çfarë po ndodhte dhe unë thashe:”Ia dola, më shiko mua jam e mrekullueshme.

Mila, e cila ka lindur në Ukrainë dhe u largua nga vendi kur ishte 7-vjeçe, u fut në listën e personave më me ndikim pasi ndihmoi në mbledhjen e më shumë se 34 milionë dollarëve për ndihmë humanitare për Ukrainën së bashku me Ashton. James më pas tregoi një postim nga Ashton në të cilin ai shkroi:

E dashur revista Time, unë tashmë humbas çdo debat që kam me gruan time. Ju thjesht duhej ta bënit këtë apo jo?

“Është e vërtetë që ai humbet çdo argument dhe ai thotë, ‘më mirë të jem i lumtur se të kem të drejtë”, shtoi Mila, e cila tha duke qeshur se ky eshte sekreti i marteses se tyre te suksesshme. Rikujtojmë se së fundmi Ashton Kutcher ka rrëfyer se një sëmundje autoimune nga e cila vuan, e ka lënë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur.