Gossip

Pas tre vitesh mungesë, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis rikthehen bashkë në tapetin e kuq?

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis u shfaqën së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe 2026 në Los Angeles, duke rikthyer vëmendjen mbi një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it.

Paraqitja e tyre në tapetin e kuq u komentua gjerësisht, pasi ishte hera e parë që shfaqeshin së bashku në një event të tillë që nga viti 2023.

Çifti u duk i relaksuar dhe në humor të mirë, teksa pozonin për fotografët. Mila Kunis zgjodhi një fustan elegant pa rripa, në ngjyrë të zezë dhe të bardhë nga Carolina Herrera, të kombinuar me bizhuteri Boucheron dhe taka Aquazzura.

Ndërsa Ashton Kutcher u shfaq me një kostum klasik të zi, duke ruajtur stilin minimalist.

Rikthimi i tyre në tapetin e kuq vjen pas një periudhe ku çifti ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes publike. Në korrik, Kutcher dhe Kunis festuan 10-vjetorin e martesës me një udhëtim romantik në Venecia, ku u fotografuan në një jaht, të veshur thjesht dhe larg luksit të zakonshëm të eventeve glamuroze.

Ashton dhe Mila janë në një lidhje që nga viti 2012, pasi u njohën shumë vite më parë në sheshxhirimin e serialit “That ’70s Show”. Ata u martuan më 4 korrik 2015 dhe kanë dy fëmijë, Wyatt dhe Dimitri.

Edhe pse janë figura publike, çifti ka theksuar shpesh se prioriteti i tyre kryesor mbetet familja dhe ruajtja e privatësisë.