Celebrities Gossip Showbiz

Në prag të falimentimit, prindërit e Kate Middleton shesin biznesin e tyre!

Prindërit e Kate Middleton janë detyruar të shesin biznesin e familjes. Kriza nuk e ka kursyer sektorin e artikujve për festa, kështu që kompania e Michael dhe Carole Middleton e gjen veten në prag të falimentimit. Çifti e ka shitur biznesin dhe kanë zgjedhur të dalin në pension. “Party Pieces” u themelua në vitin 1987 dhe u ble nga sipërmarrësi James Sinclair.

Biznesi familjar i Kate Middleton ka shitur gjithmonë aksesorë për festat e fëmijëve, nga tollombacet te dekorimet dhe kostumet për maska. Suksesi i “Party Pieces” ishte i tillë saqë prindërit e Middleton u bënë shumë shpejt milionerë. Princesha e Uellsit gjithashtu ka punuar për biznesin përpara se të fillonte jetën e saj në familjen mbretërore. Edhe motra e saj Pippa Middleton ka bashkëpunuar prej disa kohësh për “Party Pieces”.

Rikujtojmë, se vitin që lamë pas Kate Middleton ‘sundoi zemrat’ e britanikëve, duke lënë pas Mbretëreshën Consort dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fushatën “Girls Out Loud”. Kate kryesoi listën pasi u votua si gruaja më frymëzuese e vitit në Britaninë e Madhe duke siguruar 35% të votave. Mes kandidatëve ishin edhe ish-kryeministrja britanike Liz Truss, Rochelle Humes dhe Emma Watson.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, lajmet e familjes mbretërore dominojnë rrethin e Mbretërisë së Bashkuar dhe jo vetëm. Kate është një nga anëtarët më të dashur të familjes mbretërore dhe mediave. Middleton është nëna e tre anëtarëve mbretërorë që kanë një linjë të drejtpërdrejtë të trashëgimisë në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.