Celebrities Gossip Showbiz

Në unazën e martesës së Jennifer Lopez ‘fshihet’ një mesazh…

Gjatë një interviste të fundit me Zane Lowe për Apple Music, Jennifer Lopez zbuloi se bashkëshorti i saj Ben Affleck kishte gdhendur një frazë sekrete në brendësi të unazës së saj të fejesës: “Not Going Anywhere” (Nuk do iki askund). Këto fjalë kanë një kuptim të veçantë për çiftin. Lopez shpjegoi se kjo frazë përfaqëson përkushtimin e Affleck ndaj saj.

Kjo ishte fraza që ai përdorte kur ne filluam të flisnim përsëri. Thoshte: “Mos u shqetëso, unë nuk do të shkoj askund”.

Gjatë intervistës J.Lo tha po ashtu se Affleck ishte një frymëzim i madh për albumin e saj të ri dhe se ai ka qenë një mbështetës i madh gjatë gjithë procesit.

Ai është fansi im më i madh, gjë që është fantastike.

Lopez u shpreh se Ben Affleck e bëri atë të ndihej sërish e frymëzuar nga dashuria. Këngëtarja në një intervistë me Zane Lowe, shpjegoi se pse e la karrierën e saj t’i pushtonte jetën për vite, përpara se të bashkohej me Affleck, gjë që e frymëzoi atë të bënte muzikë të re në formën e albumit të saj të ardhshëm.

20 vjet më parë u dashurova me dashurinë e jetës sime dhe po punoja për një album. U quajt “This Is Me…Now” dhe ishte e gjitha për ta kapur atë moment në kohë. Kam pasur shumë dhimbje për kaq shumë vite. Mënyra ime për të mbijetuar ishte të punoja më shumë dhe ta fshihja atë anë të vetes. Por tani, 20 vjet më vonë, ka një fund të lumtur.

53-vjeçarja u martua me regjisorin e njohur në Las Vegas në korrik. Çifti u takua fillimisht midis viteve 2002 dhe 2004 dhe gjatë ndarjes së tyre 20-vjeçare Ben u martua me Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Ndërkohë, Jennifer u martua me Marc Anthony në 2005 dhe tre vjet më vonë ata mirëpritën binjakët Emme dhe Max.