Celebrities Music Showbiz

Pra ‘zhdukja’ e papritur e Jennifer Lopez nga rrjetet sociale e paska patur një arsye…

Diva e muzikës pop Jennifer Lopez ka lajmëruar së fundmi fansat e saj se do të vijë me një album të ri të quajtur “This Is Me…Now”. Albumi do të jetë një vazhdim i albumit të vitit 2002 “This Is Me…Then”, i cili përfshinte këngën hit “Jenny From The Block”.

Të dy lidhen me Ben Affleck, “This Is Me… Then” u bë kur J.Lo u fejua me aktorin fitues të “Oscar” dhe “This Is Me…Now” është krijuar pasi ajo u rikthye me regjisorin dhe u martua me të. 53-vjeçarja gjithashtu ndau imazhe në rrjetin e saj social Instagram nga albumi i vjetër dhe albumi i ri për të treguar se si ka ndryshuar.

Rikujtojmë, se Lopez ka rrëfyer së fundmi gjithçka për martesën e saj në një intervistë me revistën ‘Vogue’. Këngëtarja 53-vjeçare u martua me regjisorin e njohur Ben Affleck në Las Vegas në korrik. J.Lo zbuloi se ajo është krenare që ka marrë mbiemrin e burrit të saj.

Çifti u takua fillimisht midis viteve 2002 dhe 2004 dhe gjatë ndarjes së tyre 20-vjeçare Ben u martua me Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Ndërkohë, Jennifer u martua me Marc Anthony në 2005 dhe tre vjet më vonë ata mirëpritën binjakët Emme dhe Max.

Ata u divorcuan më pas në 2014. Faza e re që po kalon çifti nuk është aq e thjeshtë sa duket, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre. Emme dhe Max, fëmijët e Jennifer Lopez, nuk duan të kalojnë shumë kohë së bashku si familje. Megjithatë, vetë artistja shpjegoi se vazhdimisht po përpiqet t’i bëjë fëmijët e saj të përpiqen të shkojnë mirë në shtëpinë që ndajnë së bashku në Los Angeles.