Celebrities Gossip Showbiz

Nëna e Beyonce reagon pas kritikave që i bënë këngëtares lidhur me diamantin e Tiffany!

Beyonce ka ‘zgjuar’ Audrey Hepburn-in e saj të brendshëm teksa iu bashkua Jay-Z si një nga fytyrat e reja të kompanisë së bizhuterive luksoze Tiffany & Co’s About Love. Gjatë xhirimeve Beyonce gjithashtu reklamoi diamantin e famshëm 128.54 karat Tiffany Diamond, duke e bërë atë gruan e pestë në gjithë botën që e ka vendosur gurin e çmuar dhe shënoi herën e parë që ajo u shfaq në një fushatë.

Megjithatë, duket se Beyonce mori një sërë reagimesh nga ndjekësit në rrjet. Këngëtarja po kritikohet për faktin që varësja ka një “diamant gjaku”. OKB-ja i përshkruan “diamantet e gjakut” si diamante të minuar në zona “të kontrolluara nga forcat që kundërshtojnë qeverinë legjitime dhe që shitet për të financuar veprimet ushtarake kundër asaj qeverie”, sipas Britannica.

Diamanti u zbulua në një minierë koloniale në Kimberley, Afrikë e Jugut, në vitin 1877 kur vendi dhe minierat ishin nën sundimin kolonial britanik. Në lidhje me diamantin, është raportuar se punëtorët migrantë, kryesisht njerëz me ngjyrë, iu nënshtruan kushteve të tmerrshme të punës dhe ndonjëherë nuk morën asnjë pagesë për punën e tyre. Ky term përdoret për të nxjerrë në pah pasojat negative të tregtisë së diamanteve në zona të caktuara, ose për të etiketuar një diamant individual që ka ardhur nga një zonë e tillë.

Megjithëse Beyonce nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me gjithë komentet kundër saj, së fundmi ka qenë mamaja e këngëtares që vendosi të mos qëndronte e heshtur. Tina Knowles ironizoi “aktivistët socialë të ndërgjegjshëm” për githë çfarë thanë në lidhje me diamantin.

Knowles postoi një koment në Instagram drejtuar këtyre kritikëve, duke pyetur se sa prej tyre zotërojnë diamante dhe nëse e kanë kontrolluar ndonjëherë se nga kanë ardhur ato. Sipas saj, çdo person që ka një unazë fejese ose zotëron diamante ndoshta nuk e hulumton origjinën e tyre, kështu që të gjitha fyerjet ndaj vajzës së saj janë hipokrite.

Po kështu, shumë njerëz kanë vënë në dukje se askush nuk u zemërua kur Lady Gaga vendosi diamantin në Oscars në vitin 2019. Para saj, diamanti u vendos nga Mary Whitehouse dhe Audrey Hepburn. Ndërkohë, një burim pranë Beyonce-s tha për “The Sun” se ajo është e zhgënjyer dhe e zemëruar që nuk ishte në dijeni të historisë së diamantit para se të merrte pjesë në fushatë.