Showbiz

Nervozohet Rezarta Shkurta: Do të mbani përgjegjësi para ligjit

 

Ajo është bërë shpesh herë qendra e thashethemeve në mediat rozë dhe duket se Rezarta Shkurtës, i ka ardhur në majë të hundës.

Ditën e sotme në disa media ekzistonin shkrime, sipas të cilave Rezarta shijonte jetën, ndërkohë që bashkëshorti i saj u dënua me 10 vite burg.

E nervozuar nga këto shkrime, këngëtarja ka përdorur rrjetin social Instagram, për t’ju kundërpërgjigjur këtyre mediave që sipas saj e kanë tepruar.

“I di si i thonë kësaj historie? Mirë problemi, po s’te lënë rehat as mizat! Gjatë këtyre dy viteve, kam njohur botën, njerëzit më shumë seç kisha mundur ta bëja për 28 vite jetë. Kam njohur dashakeqësinë e pangopur të gazetarëve, për disa klikime e për disa komente të njerëzve të frustruar në jetën e tyre. Pa marrë fare parasysh çfare ndikimi mund të shkaktojnë tek familjarët. Këto vite kam lexuar çmenduri të tipit “Ermali në burg, Rezarta në plazh” pa marrë parasysh që isha me familjen, apo “Ermali në burg, Rezarta qesh”. Rezarta do qeshë, do shkojë në plazh sepse kam një princeshë për ta rritur të lumtur dhe do qesh sepse Ermalin e kam shëndosh e mirë dhe vendi ku ai ndodhet ka një derë, e cila do hapet një ditë. Dhe për të ja vlen të presësh vitet që më duken ditë, mbase dhe një jetë të tërë!
Kam bërë durim me ju, nuk kam dashur të hapë luftë sepse kam kuptuar që shkrimet, sensacioni është pjesë e punës tuaj! Por tani e tepruat! Për të gjitha shkrimet ku keni dëmtuar emrin tim, ku më keni bërë me ferrari, helikoptera dhe anije kozmike do të mbani përgjegjësi para ligjit!