Celebrities Gossip

Shumë çifte ndajnë pronat pasi divorcohen por Elon Musk dhe Grimes do ndajnë hapësirën?!

Disa çifte ndajnë pronën pas ndarjes së tyre por Elon Musk dhe Grimes mesa duket do të ndajnë hapësirë. Grimes është shprehur për PageSix se ka në plan dhe do të donte të kolonizonte një nga hënat e Jupiterit dhe veçanërisht Evropën.

 Unë do të kolonizoj, një nga hënat e Jupiterit, Evropën veçmas nga Elon për komunitetin hapësinor të lezbikeve.

Kjo deklaratë mesa duket ka ardhur menjëherë pasi Grimes është ndarë nga Elon Musk. Ndoshta ajo po merr për bazë dhe po i referohet kontratës prej 178 milionë dollarësh së Musk dhe SpaceX me NASA-n, për t’i ndihmuar ata të arrijnë në Hënën e Jupiterit, Europa, për të parë nëse mund të jetë e banueshme. Planeti gjithësej ka 79 hëna në total.

Miliarderi Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i “SpaceX” konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë të ndarë”, por i ruajnë marrëdhëniet të mira dhe vazhdojnë të jenë bashkë si prindër të djalit të tyre 1-vjeçar, të quajtur X Æ A-Xii Musk.

Elon ndërkaq tha për “Page Six” se:

Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Puna ime në SpaceX dhe Tesla kërkon që unë të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në Los Angeles. Ajo po qëndron me mua tani dhe bebi X është në dhomën ngjitur.

Në muajin mars, 33-vjeçarja Grimes, e cila tani po shfaqet si pjesë e jurisë në shfaqjen e konkursit Fox “Alter Ego”, kishte thënë se donte të ndihmonte Musk të kolonizonte Marsin.

Gati për të vdekur me papastërtinë e kuqe të Marsit nën këmbët e mia.

Ajo gjithashtu ka thënë se do të zhvendosej në planetin e pluhurosur pas moshës 50 vjeç dhe do të bënte punë fizike deri në vdekje, duke shtuar se por shpreson se kjo mund të ndryshojë. Misioni i Musk me kompaninë e tij SpaceX është të çojë njerëzit në planetin e kuq deri në vitin 2026.