Lifestyle

Nëse doni të shmangni energjinë negative, hiqni dorë nga bërja e këtyre dhuratave!

Kur shkoni për të blerë dhurata për njerëzit e dashur, mos harroni se ka gjëra që besohet se nuk duhet t’i jepni, pasi tërheqin energji negative dhe dështim në jetën e atij që ia jepni. E dimë që këtë periudhë jeni të gjithë duke nxituar për të blerë dhurata dhe ndonjëherë ju mungojnë idetë se çfarë t’i dhuroni të afërmve tuaj. Megjithatë, për t’ju shpëtuar nga ‘telashet’ dhe për të lënë gjithnjë një përshtypje të mirë, sipas besëtytnive të vjetra, gjërat e mëposhtme nuk duhen bërë kurrë si dhurata.

Objekte të mprehta

Gërshërët, thikat dhe objektet e tjera të mprehta janë si një magnet që tërheqin energji negative. Ju mund t’i blini ato për vete, por jo si dhuratë për të tjerët.

Pasqyrë

Besohet se magjia është e bllokuar në pasqyra dhe kjo është arsyeja pse ato nuk duhet të blihen kurrë si dhuratë. Thuhet se pasqyrat e dhuruara sjellin telashe në jetën e atij që i merr.

Orë

Sipas besimit popullor, nëse ora ndalon, mund të sjellë fatkeqësi. Më mirë do të ishte që të shmangni blerjen e kësaj dhurate.

Portofoli

Ju mund të dhuroni një portofol, por është e rëndësishme që ai të mos jetë bosh. Në atë rast, ai të cilit i jepni gjithmonë do të ketë probleme me paratë.

Enët

Nëse doni t’i dhuroni dikujt enë ose një filxhan, vendosni një monedhë në secilën pjatë. Enët e zbrazëta sjellin varfëri.

Ndërkohë, jemi në dhjetor, shumë shpejt vjen Viti i Ri dhe akoma nuk i kemi gjetur të gjitha dhuratat që do të donim të bënim, sidomos sepse na mungojnë idetë. Po sikur të mbështetemi tek astrologjia? Kjo na vjen në ndihmë për të identifikuar shijet dhe preferencat  e miqve dhe të dashurve tanë falë shenjës së tyre zodiakale.