Health & Beauty

Nëse keni probleme me ciklin menstrual dhe jeni në menopauzë provoni këtë lloj joge!

Joga sirsasana, qëndrimi në kokë me këmbë të lakuara i jep freski fytyrës dhe lëkurës, sepse ndikon në rregullimin e sistemit tonë endokrin. Gjëndrat të cilat rregullojnë prodhimin dhe balancimin e hormoneve përtëriten dhe mbushen me energji. Fytyra jonë bëhet më e tendosur dhe më e freskët, ndërkaq trupi më elastik dhe më i fortë, gjë që ngadalëson procesin e plakjes.

Ky ushtrim shpejt ngre vitalitetin dhe vetëbesimin, sepse dërgon oksigjen në tru dhe kështu përmirëson qarkullimin e gjakut në kokë. Duke ushtruar qëndrimin në kokë përmirësojmë qarkullimin e tërë trupit, qarkullimin e gjakut, të të gjitha organeve vitale dhe gjëndrave endokrine, të cilat janë përgjegjëse për punën normale të hormoneve.

Gjaku i papastër i grumbulluar në këmbët tona kthehet mbrapa në drejtim të zemrës, atje pastrohet dhe shpërndahet mbrapa, në mënyrë të barabartë në të gjitha pjesët e trupit tonë. Këto pozicione janë të mira për personat të cilët kanë probleme me vena, ngërçe në këmbë si edhe te problemet menstruale. Është jashtëzakonisht i mirë për gratë në menopauzë.

Gërshetoni gishtat e duarve, hapni bërrylat që të formoni trekëndësh ku do ta vendosni majën e kokës dhe të mbani peshën e trupit në bërryla dhe duar. Trekëndëshi juaj duhet patjetër të jetë stabil dhe i fuqishëm në mënyrë që të arrini të ngrini gradualisht këmbët.