Celebrities Gossip Showbiz

Nëse nuk ke ftesë nuk e takon dot për herë të parë fëmijën e Kourtney Kardashian, ky rregull i çuditshëm vlen edhe për familjen e saj!

Kourtney Kardashian dhe Travis Baker kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku dhe teksa shumë duan të dinë më shumë detaje rreth të porsalindurit menjëherë, prindërit kanë vendosur një rregull vetëm me ftesë për këdo që do ta takojë atë për herë të parë. Sipas një burimi që zbuloi më shumë detaje për US Sun u bë me dije se:

Kourtney do të prezantojë fëmijën e porsalindur me familjen e saj “vetëm me ftesë”. Kourtney dhe Travis kanë bërë të ditur se do të marrin kohën e mjaftueshme për familjen e tyre por edhe për Kourtneyn sepse duhet të pushojë dhe më pas ata do të ftojnë familje e tyre në mënyrë individuale.

Sigurisht mendohet se e para nga familja Kardashian që do të takojë vogëlushin është Kris Jenner. Burimi ka shtuar më tej se:

Pra, tani të gjithë po flasin se ku do të jetë Kim në listë, Natyrisht, Kris Jenner do të jetë e para – por kush do ta marrë ftesën e dytë?

Burime të tjera shtuan se:

Kourtney ka thënë se ka të bëjë edhe me pjesë e mikrobeve, për të mbrojtur foshnjën dhe për të mos e ekspozuar atë ndaj ndonjë rreziku të mundshëm por kjo sigurisht që shihet edhe si pjesë e strategjisë së saj të re për t’i mbajtur të gjithë sa më larg dhe në një lloj distance. 

Çifti ka vendosur ta quajë foshnjën Rocky 13. Rikujtojmë se Kourtney Kardashian ia zbuloi lajmin se ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë në një mënyrë mjaft të bukur dhe të veçantë sigurisht. Gjatë koncertit të grupit ku partneri i saj është pjesë, ajo u shfaq me një pankartë që lexonte “Travis jam shtatzënë”!