Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker zbulojnë në mënyrën më të veçantë gjininë e bebit!

Kourtney Kardashian ka zbuluar se është në pritje të një fëmije tjetër, i pari i saj me bashkëshortin Travis Barker. Ylli i “The Kardashians” bëri të ditur lajmin emocionues gjatë koncertit të Barker me Blink-182 në Los Angeles. Ndërsa bashkëshorti i saj performonte në skenë, Kourtney mbajti një tabelë ku shkruhej “Travis unë jam shtatzënë”, përpara se të përqafonte bateristin. Shtatzënia e yllit televiziv vjen një vit pasi dyshja u martuan në një dasmë luksoze në Itali në prani të miqve dhe familjes së tyre.

Ky do të jetë fëmija i katërt për Kardashian, e cila ka tre fëmijë, Mason, Penelope dhe Reign, me ish-partnerin Scott Disick. Barker gjithashtu ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler, djalin Landon, vajza Alabama dhe Atiana.

Së fundmi, të dy kanë zgjedhur që të zbulojnë më shumë detaje në rrjetet e tyre sociale, madje edhe gjininë e bebit. Dyshja janë në pritje të një djali. Teksa Barker po i binte baterisë disa fishekzjarre me ngjyrë blu treguan gjithçka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E! News (@enews)

Lajmi i shtatzënisë u përhap shpejt dhe e vetmja që e ripostoi në rrjetet sociale ishte Kim Kardashian e cila e ndau lajmin përmes një InstaStory në Instagram.

Shumica e anëtarëve të klanit Kardashian-Jenner ndajnë lajme të rëndësishme përmes rrjeteve sociale, megjithatë, sipas Life & Style, këtë herë vetëm Kim ka reaguar ndaj lajmit për shtatzëninë e motrës së saj të madhe. Lajmet për shtatzëninë e Kourtney kanë një domethënie të veçantë për çiftin pasi ata po përpiqeshin të kishin një fëmijë së bashku përmes një procedure IVF. Por ende nuk është e ditur arsyeja se pse qëndruan indiferente motrat dhe mamaja e saj.