Health & Beauty

Nëse po kërkoni të kurseni energji elektrike, ora se kur duhet të ndizni lavatriçen!

Ekziston një orë se kur duhet të lani rrobat në lavatriçe për të kursyer energji elektrike. Ndonjëherë, shumë prej nesh mund t’i lajmë rrobat gjatë ditës dhe kjo ndikon në rritjen e faturave tona, pa e ditur. Disa zgjedhin kohën midis 16:00 deri në orën 19:00 dhe kjo periudhë është piku i energjisë së shtrenjtë elektrike.

Ekspertët britanikë, thonë se nëse dëshironi të kurseni duhet të lani rrobat tuaja midis orës 22:00 e deri në orën 8 të mëngjesit. Sidoqoftë, një gjë që duhet ta keni parasysh është se nuk duhet ta aplikoni këtë metodë nëse jeni në gjumë, për arsye sigurie. Kështu, koha më e mirë është ndoshta nga ora 7 e mëngjesit deri në 8 të mëngjesit.

Ndërkaq, nëse ju ka ndodhur që pas larjes, rrobat tuaja të kenë dalë më të zvogëluara se zakonisht, ekziston një mundësi për të parandaluar këtë. Për të evituar këtë problem, ekziston një buton i fshehur në lavatriçen tuaj të cilin mund ta përdorni. Fillimisht, para se të fusni rrobat tuaja të preferuara në lavatriçe, shtypni butonin për t’i larë ato me ujë të ftohtë; rrobat në shumicën e rasteve tkurren kur i ekspozohen ujit të nxehtë. Gjithashtu mos implementoni cikle të shpejta rrotullimi dhe gjithashtu shmangni opsionin për t’i larguar lagështinë sa më shpejt.

Në fund, pasi t’i keni zbatuar të gjitha këto pika vendosni rrobat tuaja në ambient të jashtëm për të parandaluar tkurrjen e tyre. Larja e rrobave në përgjithësi është një proces i thjeshtë, por gjithmonë ekziston mundësia për të gabuar dhe për t’i dëmtuar ato. Gjithashtu, mund ta dëmtoni edhe makinën larëse. Por tashmë, ekspertët vijnë me këshillat e tyre për të mos gabuar më. Ata kanë rekomanduar që të mos i vendosni kurrë këpucët në lavatriçe, pasi kjo mund t’i dëmtojë si këpucët ashtu edhe makinën larëse.