Health & Beauty

Amvisa, vëmendje!/Njihuni me butonin ‘sekret’ në lavatriçe për tharjen e shpejtë të rrobave!

Me ardhjen e muajve të ftohtë, tharja e rrobave bëhet gjithnjë e më sfiduese. Edhe pse i varim në ambiente të mbyllura, ato kanë nevojë për më shumë kohë që të thahen plotësisht. Megjithatë, një eksperte ka ndarë një këshillë të thjeshtë, e cila mund të shkurtojë ndjeshëm kohën e tharjes brenda shtëpisë. Nicola Lewis së fundmi zbuloi një funksion ‘të fshehtë’ në lavatriçe, që ndihmon në tharjen më të shpejtë të rrobave.

Ajo shpjegon se, pasi të përfundojë cikli i larjes, duhet t’i vendosni rrobat në një cikël shtesë rrotullimi pa shtuar ujë. Ky rrotullim ekstra ndihmon në nxjerrjen e lagështisë së mbetur, duke reduktuar dukshëm kohën që rrobat kanë nevojë për t’u tharë. “Vendosini rrobat dy herë në ciklin e rrotullimit! Do të dalin më pak të lagura dhe do të thahen shumë më shpejt”, thekson ajo.

Rrobat e errëta, qoftë një palë xhinse klasike apo një bluzë e zezë elegante, janë pjesë thelbësore e gardërobës së përditshme. Megjithatë, shumë herë pas disa larjesh, ato humbasin intensitetin dhe freskinë e ngjyrës, duke i bërë të duken të përdorura dhe pa jetë. Ekspertët tregojnë disa hapa të thjeshtë që ndihmojnë në ruajtjen e thellësisë dhe elegancës së nuancave të errëta.

Sa herë i keni nxjerrë rrobat nga lavatriçja pas larjes dhe në vend të aromës së pritur të zbutësit të rrobave, keni dëgjuar një erë të keqe lagështie? Fajtori mund të jenë peshqirët tuaj dhe një gabim që keni bërë para larjes. Peshqirët e lagur që ndodhen përreth janë një mjedis ideal për shumimin e mykut dhe kërpudhave. Kjo do të thotë që aroma e pakëndshme transferohet në çdo gjë tjetër në rrobat e larjes. Ai peshqir i lagur po e dëmton larjen tuaj, prandaj po kërkoni mënyra për të hequr aromat e mykut nga rrobat tuaja.