Health & Beauty Lifestyle

Rrobat dalin nga lavatriçja më të zvogëluara se zakonisht?! ja se çfarë duhet të dini!

Nëse ju ka ndodhur që pas larjes, rrobat tuaja të kenë dalë më të zvogëluara se zakonisht, ekziston një mundësi për të parandaluar këtë. Për të evituar këtë problem, ekziston një buton i fshehur në lavatriçen tuaj të cilin mund ta përdorni. Fillimisht, para se të fusni rrobat tuaja të preferuara në lavatriçe, shtypni butonin për t’i larë ato me ujë të ftohtë; rrobat në shumicën e rasteve tkurren kur i ekspozohen ujit të nxehtë. Gjithashtu mos implementoni cikle të shpejta rrotullimi dhe gjithashtu shmangni opsionin për t’i larguar lagështinë sa më shpejt.

 

Në fund, pasi t’i keni zbatuar të gjitha këto pika vendosni rrobat tuaja në ambient të jashtëm për të parandaluar tkurrjen e tyre. Larja e rrobave në përgjithësi është një proces i thjeshtë, por gjithmonë ekziston mundësia për të gabuar dhe për t’i dëmtuar ato. Gjithashtu, mund ta dëmtoni edhe makinën larëse. Por tashmë, ekspertët vijnë me këshillat e tyre për të mos gabuar më.

Ata kanë rekomanduar që të mos i vendosni kurrë këpucët në lavatriçe, pasi kjo mund t’i dëmtojë si këpucët ashtu edhe makinën larëse. Ekspertët shpjegojnë se:

Veprimi i rrotullimit mund të gërvishtë kazanin e makinës larëse dhe vetë këpucët mund ta humbin formën e tyre ose të shkaktojnë çekuilibrim të makinës, duke çuar potencialisht në dridhje të forta gjatë ciklit të centrifugimit.

Në vend të kësaj, ata sugjerojnë pastrimin e këpucëve me dorë duke përdorur një furçë të butë dhe detergjent të butë. Gjithashtu, ekspertët thonë që të mos vendosni çanta shpine apo çanta me pjesë metalike në lavatriçe, pasi kjo mund ta dëmtojë kazanin.