Celebrities Gossip Showbiz

Neymar bëhet baba për herë të dytë!

Futbollisti Neymar është bërë baba për herë të dytë. Të shtunën në mbrëmje, ai mirëpriti në jetë, vajzën e tij me modelen Bruna Biancardi. Dyshja kanë vendosur që ta quajnë vogëlushen Mavie, teksa nuk i kanë kursyer edhe fjalët e ëmbla me anë të një postimi në Instagram:

Mavie jonë mbërriti për të plotësuar jetën tonë. Mirë se erdhe bijë! Tashmë je shumë e dashur për ne, faleminderit që na zgjodhe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neymar Jr Site (@neymarjrsiteoficial)

Rikujtojmë, se Neymar dhe Biancardi njoftuan shtatzëninë në prill me një postim special në Instagram. 31-vjeçari ka edhe një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas. Marrëdhënia mes Bruna Biancardi dhe Neymar ka qenë objekt i vëmendjes së vazhdueshme mediatike për shkak të distancës që i ndan shpesh dhe për shkak të angazhimeve të tyre profesionale.

Së fundmi, Biancardi ka ndarë një mesazh të fshehtë përmes InstaStory-ve të saj në Instagram që ka lënë miliona ndjekës të saj të intriguar dhe mjaft të habitur duke spekuluar për statusin e marrëdhënies së saj me futbollistin. Ky koment i fshehtë nxiti menjëherë spekulime nëse Biancardi po dërgonte një mesazh të fshehur apo po bënte një reflektim personal mbi besnikërinë në marrëdhënien e saj me Neymar.