Art & Kulturë Celebrities Ndryshe

Nga detajet e shfaqjes së re dhe deri tek surprizat e bukura, aktori i njohur Besmir Bitraku tregon gjithçka në TAR!

Sot i ftuar në “Ndryshe”, nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte aktori i njohur Besmir Bitraku, i cili zbuloi më shumë detaje jo vetëm nga jeta e tij por edhe për projektet e reja që do të vijnë shumë shpejt. Një shfaqje e re mesa duket është duke u përgatitur dhe regjisori i saj është vetë ai, Bes Bitraku.

Do të vë në skenë një dramë familjare që mbron të drejtat e fëmijëve. Quhet “Përvjetori i ditëlindjes”. Sot ishte dita e parë, takimi i parë në tavolinë me të gjithë. Një emocion shumë i madh. Një shfaqje që ka nevojë për interpretim realist. Tek kjo pjesë e ndiej veten të sigurtë. Një dramë e fortë që kërkon publik të zgjedhur. Kasti i zgjedhur i aktorëve përfshin Luiza Xhuvanin, Viktor Zhustin, Florian Agalliun, Genc Fuga, Olta Dakun dhe shumë të tjerë. Shfaqja do të zhvillohet në Teatri Kombëtar dhe në Teatrin Eksperimental. Sot i kemi filluar provat por është vendosur tashmë se shfaqja do të mbahet me datë 27 Maj. Duhet theksuar se kjo shfaqje mbështetet dhe nga UNICEF. 

Biseda u fokusua gjithashtu edhe tek pjesa e problemeve që has profesioni ose më saktë zanati i aktorit, ku në lidhje me këtë Bitraku u shpreh:

Pas pandemisë normalisht që motorrët janë ndezur dhe kanë filluar punën. Do të ketë shfaqje çdo javë në teatër. 

Aktori preku edhe pjesën e pagave kur u pyet nëse paguhen mirë.

Jo, nuk janë të paguar mirë aktorët. Ne e dimë ku jetojmë, në Shqipëri ku problemi është se pagat janë për të gjithë kështu nuk është një pagesë ku me të cilën mund të jetosh normalisht. 

Vlen të përmendim gjithashtu se Bitraku do të bëhet baba së shpejti. Ai zbuloi se ishte shumë i lumtur dhe se të gjitha përgatitjet janë gati, madje edhe emri i bebushit.

E kemi vendosur, do të ketë emrin e babait tim.

Sa i përket karrierës së tij ai tregoi se komedia është e bukur por është më e vështirë sesa drama. Arti për të tani ka një rëndësi shumë të madhe, ku theksoi se:

Më parë ishte ndryshe por tani unë besoj se pa artin jeta nuk do të kishte kuptim.