Lifestyle

Nga Hëna e re në Virgjëreshë mund të përfitoni të gjithë ose të paktën bëni gati tri dëshira!

Periudha e Hënës së re është një nga periudhat më të rëndësishme të muajit për të vendosur qëllime, për t’i dhënë përparësi një plani të qartë dhe për të vendosur disa objektiva për të ardhmen. Ditën e sotme, hëna e re në Virgjëreshë do të na bekojë me energji të mirë, nga e cila duhet të përfitojmë të gjithë ose të paktën të përgatitemi. Për të përfituar sa më shumë nga kjo hënë e re, duhet të pyesni veten: Cilat janë qëllimet e mia? Si mund t’i arrij? Këto duken si pyetje të thjeshta, sigurisht, por mund të përdoren për t’ju shtyrë përpara atje ku dëshironi të jeni.

‘Hëna e re në Virgjëreshë është një kohë përrallore për të vendosur qëllime ambicioze për të ardhmen’,- thotë Narayana Montúfar, astrologe, për Astrology.com. ‘Virgjëresha është një nga shenjat më të organizuara dhe më ambicioze të Zodiakut dhe me Diellin dhe Hënën që e aktivizojnë atë, ne kemi në dispozicion një dozë të dyfishtë të energjisë’. Astrologia Stephanie Campos thotë për ‘Refinery29’ se Hëna e re në Virgjëreshë shpesh mund të ndihet si një mini Viti i Ri. “Ato na tërheqin vëmendjen te qëllimet, shëndeti dhe rutina e përditshme”,- thotë ajo. “Çfarë mund të bëni që t’u afroheni ëndrrave tuaja më të mëdha? Cilat zakone të këqija e kanë tejkaluar masën dhe duhet të ndalojnë?

Kjo atmosferë e re do të na nxitë për ta rregulluar jetën tonë, si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht. Iva Naskova, astrologe, thotë se kjo Hënë e re ka të bëjë me rregullin dhe përsosmërinë. ‘Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i mendojmë shumë emocionet tona, pasi ato nuk janë diçka që mund të kontrollohet’- thotë ajo. “Në vend që të gjurmoni kontrollin mbi diçka abstrakte, kjo Hënë është ideale për t’u fokusuar në zhbllokimin e jetës suaj.’

Sa herë që është Hënë e re, astrologët këshillojnë fokus në gjërat që do të ndryshosh në këtë moment të jetës. 27 gushti, këtë vit, është dita kur Hëna e Re hyn në Virgjëreshë, ndaj pas kësaj date, priten edhe ndryshime në të gjitha shenjat e Horoskopit. Virgjëresha njihet si një shenjë e ndryshueshme e Tokës, e cila ka prirjen natyrore për t’u shërbyer të tjerëve. Hëna e Re e gushtit na bën thirrje të punojmë drejt krijimit të qëndrueshmërisë. Ndërsa stinët ndryshojnë dhe dalëngadalë po afrohet ekuinoksi i vjeshtës, sigurohuni që të keni vendosur një rutinë të fortë.

Në këtë Hënë të Re, angazhohuni për krijimin e objektivave, të matshme, të arritshme, të rëndësishme dhe të realizueshme në kohë. Bëj një listë me gjërat e reja, të cilave do t’u japësh përparësi. Nëse hyn Hëna e re, diçka e re duhet të zërë vend patjetër tek ty. Mund të blesh syze të reja, por edhe shtëpi të re. Pasi të kesh plotësuar listën, ndiz një qiri dhe lëre të digjet deri në fund. Nëse e ke edhe gurin e fatit, lëre pranë qiririt që digjet. Pastaj, kërkoji universit tri dëshira. Ji specifik në gjërat që kërkon të arrish dhe në dëshirat që do të shprehësh. Përsëriti dëshirat që ke me zë të lartë tri herë. Lëri qirinjtë të digjen deri në fund. Pastaj kryqëzo gishtat dhe lutu që gjithçka ke dëshiruar të të realizohet.

Ruaje listën ku ke shënuar dëshirat deri në Hënën e Re të muajit të ardhshëm (25 shtator), por bëj të pamundurën që t’i përmbushësh dëshirat që ke shkruar. Mund të gjesh në to disa prioritete që i ke vënë vetes në fillim të vitit. Nuk është e sigurt që kjo lloj “magjie” funksionon, por astrologët besojnë se në 75% të rasteve, ajo që ne shkruajmë në listë, ndodh.

Ata besojnë se kjo është magji e pastër që, kur e dëshiron me gjithë zemër, realizohet. Megjithatë, me rëndësi është fakti që veprimet tona ndryshojnë çdo ditë dhe ndryshimi është një fenomen i mrekullueshëm që të gjithë e duam dhe e kërkojmë. Dita e Hënës së Re është një ditë në të cilën të gjitha angazhimet e reja marrin tjetër kah. Në ditë si kjo, edhe mrekullitë janë të mundura.