A Live Night Celebrities Music Showbiz

Nga ndryshon Gjoni nga Gjon’s Tears?!

I ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” ishte Gjon’s Tears. Një artist shumë i dashur dhe i talentuar, këngëtari na tregon ndryshimin mes Gjonit dhe Gjon’s Tears .

Ndryshimi mes Gjonit dhe Gjon’s Tears, Gjon’s Tears është artisti që po provon sa më shumë ekstravagancën, është njeriu që do të provojë. Gjoni është një djalë shqiptar dhe i Zvicrës që është rritur me multikulturalizëm, është më shumë introvert, është i thjeshtë.

Por çfarë do i thoshte Gjon’s Tears, Gjonit 11-vjeçar?!

Unë nëse do kisha Gjonin 11-vjeçar përballë meje, do i thoja mos mendo shumë, vetëm jetoje jetën tënde sepse ajo ikën shumë shpejt. Kënaqu sa më shumë dhe mëso të lëshosh pak më shumë, jo të analizosh të gjitha situatat. Janë disa gjëra që nuk duhet t’i kuptosh tani, duhen vite para se t’i kuptosh…

Teksa ishte më se i sinqertë në “A Live Night”, Gjon’s Tears na emocionoi me fjalët dhe mesazhet që ai përcolli.

Në kulturën e Shqipërisë, në shoqërinë tonë, është që meshkujt nuk duhet të qajnë apo të tregohen vulnerabël. Këto gënjeshtra të heqin mundësinë të tregosh kush je si njeri. Njerëzit qajnë, qeshin… Shpresoj një ditë që njerëzit nga pak do ta lejojnë më shumë këtë hapësirën që është e vogël për të treguar emocionet.