Celebrities Tech

Nga punëtor fabrike në ‘mbret’ TikTok-u! Ju njohim me Khaby Lame!

Një ish-punëtor fabrike me origjinë nga Senegali zyrtarisht është bërë ylli më i ndjekur i TikTok në botë, një Charlie Chaplin i kohëve moderne. Khaby Lame, 22 vjeç, ka kaluar balerinën 18-vjeçare Charli D’Amelio me një numër të madh ndjekësish prej 142,5 milion, me 300,000 ndjekës më shumë. Ai iu bashkua platformës në Mars 2020 kur aplikacioni fitoi popullaritet gjatë pandemisë dhe ndjekësit e tij u rritën shpejt, falë videove virale.

Lame ka lindur në Senegal dhe familja e tij u shpërngul kur ai ishte një vjeç në Chivasso, Itali. Ai hapi kanalin e tij TikTok dhe ndau videon e tij të parë komike në Mars 2020, pasi u pushua nga puna në fabrikë në ditët e para të pandemisë COVID-19. Shprehjet ikonike të fytyrës dhe gjuha e trupit të Lame (videot e tij zakonisht nuk përfshijnë dialog) kanë lejuar që përmbajtja e tij të ketë tërheqje mbarëbotërore. Ai u shpreh se:

Unë jam i pasionuar për t’i bërë njerëzit të qeshin që nga fëmijëria dhe i jam mirënjohës TikTok-ut që më ofroi një skenë globale për të ndarë pasionin tim me pjesën tjetër të botës. Do të vazhdoj të punoj drejt ëndrrave të mia, duke e ditur se mund të mbështetem. Faleminderit dhe ju dua të gjithëve!

@khaby.lame

Tag your friends who simulate frequently 🤣@433 #learnfromkhaby #learnontiktok @tiktok @tiktokcreators

♬ suono originale – Khabane lame

Përveç TikTok, Lame ka më shumë se 78 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram. Ai është përfaqësues i ‘Iron Corp’, një agjenci e mediave sociale me qendër në Milano. Rikujtojmë, se TikTok pritet të mposhtë YouTube në konsumin mesatar të kohës së përdoruesit këtë vit. Ndërsa më shumë njerëz përdorin TikTok, aplikacioni i videove të shkurtra pritet të tejkalojë YouTube për herë të parë për sa i përket kohës së shpenzuar nga përdoruesit e tyre përkatës të rritur në SHBA deri në fund të vitit.