Celebrities Gossip Showbiz

Nicki Minaj na zbulon më shumë për përvojën e saj të mëmësisë!

Së fundmi reperja e njohur Nicki Minaj ka folur hapur për përvojën e saj të mëmësisë në një intervistë të fundit. Artistja është shprehur që kur është bërë nënë ka përjetuar shumë ankth. Për shkak se Minaj është shumë e lidhur me djalin e saj 2-vjeçar, ajo thotë se shpeshherë e përjeton keq faktin që është larg tij.

Më kujtohet që isha në Britani të Madhe dhe thjesht po qaja. Kur përpiqem ta shoh me FaceTime atë, mërzitem më shumë.

Sipas Minaj, djali i saj nuk ka patur kurrë një dado ndërsa për ato nëna që preferojnë të marrin dado për tu kujdesur për të vegjlit e saj ajo thotë:

Duhet ta heq nga mendja se është një gjë e çuditshme, sepse ka mijëra të famshëm që po e bëjnë dhe po rrisin fëmijë të mrekullueshëm.

Kur u pyet nëse frika e saj do ta pengonte atë të kishte më shumë fëmijë, ajo shtoi se do të ndihej fajtore nëse nuk i jepte djalit të saj një vëlla apo një motër. Reperja mirëpriti fëmijën e saj të parë, djalin të cilin e quajnë “Papa Bear”, më 30 Shtator 2020. Minaj ka folur së fundmi për problemet e saj me ankthin. Gjatë një bisede me James Cordon, artistja rrëfeu se kishte më shumë vetëbesim kur ishte më e re dhe hyri në industrinë e muzikës, ndërsa tani ajo lufton me ankthin.

Unë mendoj se kur je grua dhe je në sy të publikut gjatë gjithë kohës, nëse nuk tregohesh e kujdesshme, ke pak vetëbesim sepse je duke u vëzhguar vazhdimisht. Unë thjesht nuk mendoj se është e natyrshme. Nuk është e natyrshme që një qenie njerëzore të ndihet gjithmonë sikur të gjithë po i kritikojnë. Kur hyra për herë të parë në industri, pata këtë ndjenjë të mahnitshme lirie, sepse askujt nuk i interesonte se cfarë po bëja. Dhe pastaj gjithçka ndryshon. Tani edhe nëse mbyll sytë gabim, ata do të kenë një histori të sajuar se pse i mbylla sytë në atë mënyrë.