Celebrities Gossip Showbiz

Nicole Kidman do të largohet nga SHBA, shkak gjendja e saj shëndetësore?

Keith Urban dhe Nicole Kidman po shqyrtojnë mundësinë e largimit nga Shtetet e Bashkuara për t’u kthyer në Australi, vendin e tyre të lindjes. Sipas burimeve të afërta, çifti ka pasur një vit të vështirë dhe po kërkojnë të largohen nga vëmendja e publikut për të u fokusuar te jeta familjare.

Nicole Kidman ka përjetuar një humbje të thellë me vdekjen e nënës së saj, Janelle, në shtator. Pavarësisht se aktorja udhëtoi për të marrë pjesë në funeralin e nënës në Sydney, angazhimet e saj profesionale e mbajtën në Shtetet e Bashkuara për pjesën tjetër të vitit.

Sipas burimeve të besueshme, çifti po përgatitet të kthehet në Australi. Një person pranë tyre ka zbuluar për revistën “Woman’s Day” se Kidman është në një gjendje të stresuar dhe të lodhur.

Ata kanë pasur vitin më të vështirë deri tani. Nuk kanë kaluar shumë kohë së bashku dhe Nicole ka qenë e vetme në momentet e saj më të trishta

– tha ky burim. Frika më e madhe është se ky stres mund të ndikojë në jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre.

Për të mbështetur gruan e tij, Keith Urban ka planifikuar një pushim nga turneu i tij dhe angazhimet muzikore. Pas një qëndrimi dhjetë ditor në Las Vegas në shkurt, ai ka vendosur të kthehet në Australi për t’u fokusuar më shumë te familja dhe për të qëndruar pranë Nicole.

Kidman është thellësisht e shqetësuar për gjendjen e saj mendore dhe po përballet me pikëllimin nga humbja e nënës. Një burim ka thënë se, ndonëse ajo gjithmonë duket e mrekullueshme në publik, ajo ka kaluar shumë vështirësi dhe shpesh e ka ndihmuar veten duke u angazhuar në punë.

Ka momente kur fle më shumë në avion sesa në shtrat… Të gjithë janë të shqetësuar për të.

Në të kaluarën, Nicole ka shpërndarë shqetësimet e saj për vështirësinë e gjetjes së kohës për t’u kujdesur për veten. Ajo ka thënë se gjithmonë mendon për të tjerët dhe për mundësitë që mund të krijojë për ata.

Mendoj gjithmonë, ‘Unë mund të krijoj mundësi pune për të tjerët’, dhe më pëlqen gjithashtu. Megjithatë, kam nevojë të kujdesem për trupin tim