Celebrities Love & Sex

Nicole Kidman zgjodhi mënyrën më të bukur për të shprehur dashurinë me rastin e Shën Valentinit!

Nicole Kidman zgjodhi që ta festonte shumë ndryshe dhe në një mënyrë të veçantë ditën e Shën Valentinit. Aktorja, 54 vjeçe, postoi një foto romantike të saj duke u puthur me Keith Urban pa këmishë ndërsa ishte në plazh. Në postimin e saj ajo kishte shkruar:

Ju dërgojmë të gjithëve kaq shumë dashuri për #Ditën e Shën Valentinit sot! 

Kohët e fundit Kidman foli për martesën e saj 15-vjeçare me yllin fitues të Grammy-t.

dashuria e Nicole Kidman për Keith Urban është e përjetshme! Në një intervistë për “CBS Mornings” teksa promovonte filmin e saj të ri “Becoming the Ricardos”, aktorja 54-vjeçare foli për romancën e saj dhe të Urban. Në lidhje me marrëdhënien e saj me këngëtarin fitues të “Grammy” ajo i tha Gayle King se:

E takova atë më vonë dhe ka qenë gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Ai njeri është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.

Kidman, e cila ishte e martuar me Tom Cruise nga viti 1990 deri në 2001, u martua me Urban në qershor të 2006-s. Çifti kanë dy fëmijë së bashku, Sunday Rose dhe Faith Margaret. Kidman gjithashtu ka një vajzë Isabella dhe djalin Conor me Cruise. Kidman dhe Urban festuan 15 vjetorin e martesës në 2021 me postime të veçanta në rrjetin e tyre social Instagram. Ndërsa Urban zgjodhi një foto të tij dhe Kidman-it duke u përqafuar para një peme të Krishtlindjes, gruaja e tij zgjodhi një foto më sensuale të burrit të saj duke i lëpirë qafën.

Ne jemi një përzierje. Ne jemi shumë të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Unë jam jashtëzakonisht me fat që e kam takuar.

Urban ndau me të gjithë ndjenjat e ngjashme në muajin dhjetor të vitit 2021 gjatë një inteviste në “Living & Learning” me Reba McEntire kur u pyet se cila ka qenë arritja e tij më e madhe në jetë.

Ka shumë gjëra. Të martohem me personin e duhur, gjëja më e rëndësishme. Do të jetë një pikë kthese e madhe në jetën time.