Celebrities Gossip Showbiz

Nita ndërpret agjërimin brenda “BBV2”, ja arsyeja!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Nita ka qenë ndër të paktat banore të shtëpisë e cila nisi të agjëronte në muajin shenjtë të Ramazanit. Mirëpo për shkaqe shëndetësore, ajo duket se është detyruar që ta ndërpresë agjërimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gjatë një bisede me Efin, këngëtarja tha se u sëmurë dhe më pas kishte probleme me barkun, por arsye tjetër ishte edhe se hante iftar e vetme, duke u veçuar nga të gjithë banorët e tjerë që hanin bashkarisht në një orar tjetër. Ndërkohë, si për të shprehur mbështetjen e saj, Efi i ka thënë se tani e tutje nëse dëshiron mund të agjërojnë së bashku.

Nita kohëve të fundit është bërë më shumë aktive në lojë dhe ka debatuar me disa nga banorët. Ditën e djeshme ajo ka debatuar me Efin, e cila e ka paralajmëruar me disa fjalë .