Auto & Moto

Niveli i sigurisë së makinave, Tesla nën hetim!

Pas marrjes së dy ankesave se timoni në makinën e modelit Y të Tesla-s mund të shkëputet gjatë ngarjes, rregullatorët amerikanë të sigurisë së automjeteve kanë nisur një hetim lidhur me këtë çështje. Sipas Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada, hetimi raportohet se përfshin mbi 120.000 automjete nga modeli i vitit 2023. Agjencia pretendon se në të dyja rastet kur Modeli Y iu kishte dorëzuar klientëve, atyre iu mungonte butoni që mban timonin dhe ndihmon në drejtimin e makinës.

Timoni i makinës së këtij modeli mbahej nga pjesë të tjera të automjetit, por për shkak se në këtë model mungonte butoni, bënte që timonin të binte. Në dokumentet e postuara agjencia pretendoi se të dy ngjarjet ndodhën për makinat që ishin ende relativisht të reja. Modeli Y është një automjet sportiv i shërbimeve që kombinon karakteristika të makinave që përdoren relativisht për përdorim të përditshëm me pasagjerë si dhe me veçori të automjeteve që janë të përshtatshme edhe të vozitësh në terrene të ndryshme, shembull në shkretëtirë.

Hetuesit po shqyrtojnë shumë faktorë sikurse numri i madh i personave që kanë raportuar për këtë problem, numri i automjeteve që kanë pasur këtë defekt dhe procesin e prodhimit të makinave në Tesla. Modeli Y është makina më e shitur e kompanisë Tesla.

Një qendër shërbimi e Tesla vlerësoi se rregullimi i problemit do të kushtonte rreth 104 dollarë. Së fundmi shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk tha se makina e vogël e gjeneratës së ardhshme në të cilën po punon kompania do të funksionojë kryesisht në modalitetin autonom, ngjashëm me një premtim që ai bëri në vitin 2020.