Bota

Zjarr masiv në një dyqan Telsa, shkatërrohen dhjetëra makina/VIDEO!

Një zjarr i madh shpërtheu gjatë natës në një dyqan të Tesla-s në Pennes-Mirabeau pranë Marsejës, duke shkatërruar dhjetëra makina elektrike. Rreth 50 zjarrfikës punuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të ndaluar përhapjen e tyre në ndërtesat dhe automjetet përreth.

Nuk u raportuan të lënduar. Shkaku është ende i panjohur, por policia thotë se një gardh në pjesën e pasme të vendit ishte prerë, duke ngritur dyshime për dëmtim të qëllimshëm. Ekipet mjeko-ligjore ekzaminuan vendin e ngjarjes ndërsa hetuesit hapën një hetim penal. Tesla thotë se po kryen shqyrtimin e vet të brendshëm. Rikujtojmë se një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kanada, ku një adapter karikimi shpërtheu sapo një Tesla u lidh me energjinë elektrike. Shoferi po përpiqej ta karikonte makinën në një stacion publik jo të Teslas në British Columbia, duke përdorur një adapter të një marke tjetër. Sapo e lidhi, ndodhi një shpërthim i fortë për shkak të një “lidhje të shkurtër”.

Kreu i fabrikës gjermane të Tesla-s pranë Berlinit ka shprehur optimizëm për prodhimin, edhe pse tregu i makinave elektrike mbetet sfidues. Menaxheri André Thierig deklaroi se shitjet aktualisht janë të mira dhe se kompania ka rritur planet e prodhimit për tremujorin e tretë dhe të katërt. Sipas tij, Tesla furnizon mbi 30 tregje dhe tendenca mbetet pozitive, përtej atij gjerman.

Megjithatë, në Gjermani regjistrimet e makinave Tesla në gusht ranë me rreth 40% krahasuar me vitin e kaluar. Thierig paralajmëroi qeverinë që debatet për ndalimin e motorëve me djegie deri në vitin 2035 mund të dëmtojnë industrinë e makinave elektrike në lindje të vendit. Fabrika në Grünheide punëson rreth 11,000 persona, por planet e zgjerimit janë përkohësisht pezull për shkak të kushteve të tregut.