Auto & Moto

Tesla prezanton makinën e saj më të vogël elektrike!

Së fundmi janë shfaqur disa pamje të makinës më të vogël elektrike të Tesla-s. Përderisa emri nuk është konfirmuar ende nga ana e Tesla-s, makina e cila referohet edhe si Model 2 mund të jetë “hatchback-u” i vogël i cili shihet në fotot e shfaqura shkurtimisht gjatë videos të postuar nga ana e tyre.

Imazhet “teaser” vijnë vetëm disa ditë pasi një makinë që pretendohej të ishte Model 2, u shfaq nga Kina, por që u hodh poshtë shpejt si një mashtrim me dikë që vendosi pjesët e Tesla-s në një Mazda CX-30 të mbështjellë me kamuflazh.

Tesla ka bërë premtime mbi një makinë më të përballueshme që nga shtatori i vitit 2020, kur shefi ekzekutiv Elon Musk kishte njoftuar se firma e tij po punonte mbi një makinë elektrike e cila do të kishte një çmim prej 23.6 mijë euro.

Imazhet ndajnë një sërë ngjashmërish me një dizajn të hershëm të lëshuar nga kompania kur ishte njoftuar mbi modelin e nivelit fillestar në vitin 2020. Dihet se prodhuesi amerikan i makinave shpesh është kontrovers me komunikimet e tij, duke sugjeruar se imazhet janë vendosur qëllimisht në video në mënyrë që njerëzit t’i gjejnë ato dhe mund të jetë një mashtrim për të ndihmuar në krijimin e zhurmës publike përpara një ngjarjeje javën e ardhshme.

Ndërkaq, Elon Musk dhe drejtues të tjerë të Tesla-s kanë thënë gjithmonë se konkurrenti më i madh i kompanisë së tyre nuk është një prodhues tjetër EV, por prodhuesit e makinave me motor me djegie të brendshme. Por çfarë do të ndodhte nëse një konkurrent EV do të ngrihej dhe do të sfidonte supremacinë e Tesla-s dhe madje ekzistencën e saj me një produkt më të mirë? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.