Tesla po përballet me rënie të forta në tregjet kryesore evropiane, por në Norvegji, vendin më të elektrifikuar të kontinentit, marka amerikane po shënon rezultate historike. Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli Norvegjez i Informacionit për Trafikun Rrugor (OFV), Tesla ka shitur më shumë makina në 11 muaj se sa çdo prodhues tjetër arrin të shesë zakonisht gjatë një viti të tërë.
Në një treg ku makinat elektrike dominojnë prej vitesh, shitjet e Teslas në Norvegji janë rritur me 19.8 për qind që nga fillimi i vitit dhe me 31.2 për qind vetëm në nëntor. Modelet Y dhe 3, dy modelet kryesore të markës, ishin ekzemplarët më të shitur të muajit në të gjithë tregun norvegjez.
Në total, Tesla ka shitur gati 29 mijë automjete që prej janarit, duke thyer tashmë rekordin vjetor që vetë kompania vendosi në vitin 2023, me 26 mijë e 641 njësi të shitura. Kjo paraqitje bie në kontrast të plotë me Bashkimin Evropian, ku Tesla regjistroi një rënie prej 39.2 për qind të shitjeve në dhjetëmujorin e parë dhe një ulje drastike prej 48 për qind vetëm në tetor. Një zjarr i madh shpërtheu gjatë natës në një dyqan të Tesla-s në Pennes-Mirabeau pranë Marsejës, duke shkatërruar dhjetëra makina elektrike. Rreth 50 zjarrfikës punuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të ndaluar përhapjen e tyre në ndërtesat dhe automjetet përreth.