Celebrities Music Showbiz

Një bashkëpunim me Don Phenom, David Dreshaj zbulon detajet!

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ka qenë këngëtari David Dreshaj. Ai sapo ka publikuar bashkëpunimin e tij të parë me Elinel, “Ama zemrën”, për të cilin na tregoi më shumë. Gjithashtu këngëtari na zbuloi edhe detaje nga projekti i tij i radhës…

Kush të inspiroi që të merreshe me muzikë?

Që në moshë të re jam marrë me muzikë, kam luajtur piano, kam bërë ushtrime për zërin. Kështu që muzika është pjesë e imja.

Bashkëpunimi yt i parë është me Elinel, pse kjo zgjedhje?

Mendoj se ka respektin e publikut, është prej 15 vitesh në treg. Ka dhënë shumë nga vetja për tregun muzikor shqiptar e për artin. Ia kam pas vënë syrin me kohë, sepse i kemi bërë disa tekste bashkë. Dhe gradualisht i jam afruar që erdhi deri tek bashkëpunimi.

Ti shpesh krahasohesh dhe me Yll Limanin, a frymëzohesh nga ai?

Ne kemi stile të ndryshme. Ylli është artist shumë i mirë, e ka lënë shenjën e vet në tregun muzikor shqiptar. Të dy i këndojmë dashurisë, por unë jam në një rrymë tjetër.

Kur vjen bashkëpunimi i radhës?

Bashkëpunimi i radhës është me Don Phenom dhe do të vijë brenda dy javësh. Klipi është në përfundim e sipër, por kënga është përfunduar. Është kënga ime, Don Phenom është i ftuar.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga e David Dreshaj me Elinel, “Ama zemrën”, mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e “The Top List”.