Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/David Dreshaj zbulon historitë që fshihen pas këngëve të tij!

David Dreshaj ka qenë i ftuar në studion e “Live From Tirana”, për të folur më shumë mbi albumin e tij të Krishtlindjes që ka publikuar së fundmi, si dhuratë për fansat e tij për festat e fundvitit. Por ndër të tjera, duke qenë se intervistat e tij janë pak të rralla, Davidi është ndalur edhe tek projektet që ka lançuar kryesisht gjatë vitit që lamë pas. Ja çfarë ka për të thënë ai për to…

“Ku je”

Ma ka propozuar Darko Dimitrov para 2 apo 3 vitesh. I kam thënë ta linte anash nëse nuk e merrte njeri. Edhe pse publikoja këngë të reja, “Ku je” mbetej në mendje. Ka ardhur spontanisht dhe nuk është se i dedikohej dikujt. Gjatë xhirimit të klipit ka patur shumë momente të bukura. Ka qenë shumë ftohtë. Por ka qenë një panoramë e mrekullueshme. E kemi xhiruar për nja 2 ditë, kemi qenë pa gjumë. Por ia ka vlejtur.

“Ana”

Ishte diçka më komerciale për sezonin e verës. Nëse do ‘projektoja’ “Anën” time, mua më pëlqejnë personat që janë rebelë, por prapë janë të mirë. Këto dy këngë, si “Ana” edhe “Ku je”, më kanë ndryshuar karrierën dhe mënyrën se si më shohin dhe producentët.

“Ma le”

Nuk jam shumë unë tek kjo këngë. Në atë kohë m’u duk më e mira e mundshme. Nëpër clube kur performoj, e vendos rrallë “Ma le”.

“Egoiste”

Të gjithë dfinë të jenë ndonjëherë egoistë. Është si titull i papërdorur. Kur doli si këngë është pëlqyer shumë. Ne shqiptarët e kemi pak si negative këtë fjalë, por egoja nuk është e keqe, ndonjëherë të shtyn përpara, të motivon.