Celebrities Gossip Showbiz

“Një burrë i vërtetë dhe shumë seksi…”/Khloe Kardashian nuk kursehet me komplimentet për Michele Morrone!

Në episodin më të fundit të The Kardashians, ylli televiziv Khloé Kardashian ka folur për një mashkull të ri të mundshëm në jetën e saj. Gjithçka filloi kur ajo shoqëroi motrën e saj Kim Kardashian në sfilatën magjepsëse të modës Dolce & Gabbana në Milano. Kim kishte planifikuar të lidhte Khloé-n me askënd tjetër përveç aktorin titalian, Michele Morrone, i njohur për rolin e tij në filmin “365 Days”.

Gjatë një rrëfimi, Khloé tha:

Mendoj se ai është shumë seksi. Ai është tamam burrë. Unë dua një burrë të mirë. Ai është padyshim seksi, i gjatë dhe muskuloz. Unë mund ta shoh atë si, uf… Ai është shumë i mirë.

Ajo shprehu gjithashtu dëshirën e saj për një fillim të ri, duke thënë:

Kam pasur një vit pak të vështirë, kështu që jam e emocionuar që jam në një mjedis të ri dhe kam energji të re.

Në sfilatën e Dolce & Gabbana, Khloé dhe Michele u gjendën të ulur pranë njëri-tjetrit. Khloé nuk humbi kohë duke e prezantuar Michele me miqtë e saj në prapaskenë. Para disa kohëve Khloe zbuloi se i është hequr një tumor i rrallë nga fytyra pas spekulimeve për një fashë që po mbante.

38 vjeçarja zbuloi në një InstaStory se iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr një tumor nga fytyra. Kardashian tha se kuptoi që gjëja ishte serioze kur shenja nuk po lëvizte nga fytyra e saj. Dermatologët i thanë asaj se shenja ishte jashtëzakonisht e rrallë për dikë në moshën e saj dhe menjëherë bukuroshja iu nënshtrua një operacioni.