Celebrities Showbiz

Një fanse e librave të Ismail Kadare, Dua Lipa takohet me vajzën e shkrimtarit!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka treguar se është një fanse e librave të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Kjo pasi ajo publikoi në rrjetet sociale disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar kohëve të fundit.

Artistja ka postuar në Instagram disa InstaStory-s ku i ka treguar ndjekësve të saj disa nga librat që ajo ka lexuar muajin e kaluar. Krijuesja e hitit “Levitating” mes tyre zbulon se ka lexuar librat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Ajo bën me dije se ka lexuar librat: “Elegji për Kosovën” dhe “Një vajzë për mërgim” si dhe një të Ernest Hemingway të quajtur “Men Without Women”.

Së fundmi, Dua duket se ka pasur mundësinë që të njihet nga afër me një prej anëtarëve të familjes Kadare. Ajo është takuar me vajzën e shkrimtarit, Besiana Kadare, e cila punon si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e bashkuara. Ka qenë Besiana ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan, ku shkroi në mbishkrimin e tyre:

E emocionuar për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse.

Rikujtojmë se, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa javët e fundit ka shijuar pushimet në jug të Shqipërisë. Autorja e hitit “New Rules” ka ndarë postime të shumta nga bregdeti shqiptar, ndërsa tani i radhës është një tjetër destinacion. 27-vjeçarja ka publikuar postime të reja në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 88 milionë ndjekës, duke treguar se pas Shqipërisë, radhën e ka Greqia. Këngëtarja ka zbuluar në në këto pushime po shoqërohet nga partneri i saj, regjisori francez Romain Gavaras.