Celebrities Music Showbiz

Një këngë kushtuar saj, reperi i njohur Jack Harlow i fiksuar pas Dua Lipa-s!

Albumi i dytë i Jack Harlow, “Come Home the Kids Miss You”, do të publikohet ditën e nesërme dhe më shumë detaje kanë dalë në dritë. Artisti ka një sërë bashkëpunimesh por ajo që ra në sy ishte një këngë me titull “Dua Lipa”, kushtuar yllit të famshëm shqiptar. Megjithëse, mbetet e paqartë nëse këngëtarja shqiptare është pjesë e këngës.

Artisti publikoi në fillim të kësaj jave një fragment nga kënga teksa thoshte:

Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një bashkëpunim.

Kjo nuk është hera e parë që Jack shpreh admirimin e tij për yllin e popit. Ai kur u pyet për personin të cilin mezi priste ta takonte në ‘Grammy’ tha se:

Më pëlqen Dua Lipa.

Së fundmi ata kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale. Dua Lipa ndërkaq ka pozuar në një foto me legjendën e Liverpool-it dhe duket se ka një mesazh për fansat. Kënga hit e yllit të popit, ‘One Kiss’ është bërë e preferuara e fansave, pasi është luajtur disa herë para dhe pas ndeshjeve të Liverpool-it.

Kënga u luajt pas bilbilit final të fitores gjysmëfinale të Kupës FA të Reds kundër Manchester City në stadiumin Wembley, si dhe pas fitores së ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Villarreal në Anfield në fillim të kësaj jave.

Ishte në vitin 2018 kur Dua Lipa kishte për herë të parë një lidhje me Liverpool-in. 26-vjeçarja performoi në finalen e Champions League mes kuqezinjve dhe Real Madridit, të cilin ky i fundit e fitoi 3-1 në Kiev, ku performoi atë këngë.