Celebrities Gossip Showbiz

Një kryevepër, na gjeni një 64-vjeçare që pozon ‘topless’ si Sharon Stone!

Aktorja e njohur Sharon Stone i la pak vend imagjinatës për 3.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram me një postim që ajo publikoi në llogarinë e saj. Në foto, 64-vjeçarja e nominuar për “Oscar”, ka shfrytëzuar në maksimum një ditë me diell, ndërsa ka pozuar ‘topless’ gjatë fotografimit. Ajo shtoi një mesazh të shkurtër në mbishkrimin e postimit të saj ku shkruhej:

Mirënjohëse e papërsosur në një ditë të përsosur.

Ylli hollivudian e mbuloi pjesërisht gjoksin me një peshqir me vija jeshile dhe të bardha. Aktorja e “Total Recall” kishte veshur edhe një palë bikini me dizajn leopardi, ndërsa e kishte kombinuar pamjen me disa gjerdanë të gjatë të varur rreth qafës.

Edhe pse Sharon është në një formë shumë të mirë fizike, disa ndjekës megjithatë e vunë në dyshim pjesën e bustit të saj, duke thënë se më shumë duket si vepër e kirurgëve estetikë sesa e natyrës, që në këtë moshë d0 ta bënte atë pjesë të trupit të dukej mjaft më ndryshe.

Rikujtojmë, se Sharon Stone së fundmi ka tronditur me deklaratën e saj. Në një rrëfim të ri ajo ka zbuluar se ka humbur nëntë fëmijë nga abortet që ka pësuar ndër vite. Sharon e cila është nënë e tre djemve të birësuar, këmbëngul se gratë supozohen të mendojnë se humbja e një fëmije është ‘diçka për t’u përballur vetëm dhe fshehurazi, një lloj ndjesie dështimi’. Ylli i “Basic Instinct” shtoi se kushdo që ka pësuar një abort kërkon “dhembshuri, ndjeshmëri dhe shërim”.