Celebrities Showbiz

Sharon Stone zbulon se ka humbur nëntë fëmijë për shkak të abortit!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka tronditur me deklaratën e saj të fundit. Në një rrëfim të ri ajo ka zbuluar se ka humbur nëntë fëmijë nga abortet që ka pësuar ndër vite.

64-vjeçarja, e cila është nënë e tre djemve të birësuar, këmbëngul se gratë supozohen të mendojnë se humbja e një fëmije është ‘diçka për t’u përballur vetëm dhe fshehurazi, një lloj ndjesie dështimi’. Ylli i “Basic Instinct” shtoi se kushdo që ka pësuar një abort kërkon “dhembshuri, ndjeshmëri dhe shërim”.

Në një koment në llogarinë e revistës “People” në Instagram, ajo shkroi:

Ne si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga abortet. Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi krijuar të ndiejmë se është diçka për ta përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi. Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm për të cilin kemi nevojë. Shëndeti dhe mirëqenia e gruas, e lënë në kujdesin e ideologjisë mashkullore, në rastin më të mirë është bërë e dobët, në fakt injorante dhe në përpjekje të dhunshme shtypëse.

Rikujtojmë se, Sharon Stone është kthyer pas në kohën e saj në filmin e vitit 1992, “Basic Instinct”. Ylli komentoi në numrin e marsit të revistës ‘InStyle’ se si i mbajti të gjitha rrobat nga filmi, sepse nuk u pagua shumë. 500 mijë dollarë nuk duken si një shumë e vogël, por ishin të tilla kur krahasohej me 14 milionë dollarët e aktorit Michael Douglas. Aktorja tha gjithashtu se ajo kishte dorë gjithashtu në përzgjedhjen e fustanit të bardhë, kombinuar me një pallto të së njëjtës ngjyrë në xhirimin e skenës virale së marrjes së saj në pyetje.