Film & Tv

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e serialit “Game of Thrones”!

Nëse jeni fansa të serialit “Game of Thrones” dhe mezi po prisni ta shihni sërish, së shpejti është njoftuar se do të nisin xhirimet. Njoftimi u dha nga shefi i përmbajtjes së “HBO” dhe “HBO Max”, Casey Bloys gjatë një paneli TCA. Televizioni ka blerë 10 episode të “Spinoff”. Në serial do të përshkruhen tregimet e mbretërve “Targaryen” që kishin sunduar prej kohësh në “Westeros”.

Rrjeti ka njoftuar më parë se seriali është vendosur 300 vjet para ngjarjeve të “Game of Thrones” dhe skicon historinë e “House Targaryen”. Detajet në lidhje me shfaqjen mbeten një sekret, ndërsa është bërë e ditur se aktori britanik Paddy Considine do të interpretojë mbretin Viserys Targaryen në sezonin 10-episodësh.

Emma D’Arcy luan si trashëgimtare e mbretit ndërsa Olivia Cooke është gruaja e dytë e mbretit, mbretëresha Alicent Hightower. Matt Smith është zgjedhur si Princi Daemon Targaryen, xhaxhai i Rhaenyra, ndërsa pjesa e Aegon II Targaryen, gjysmë vëllai i ri i Princeshës Rhaenyra, ende nuk është plotësuar.