Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Një luftë e ftohtë mes aktoreve Sharon Stone dhe Maryl Streep?!

Kur përmendet aktorja Meryl Streep, Sharon Stone e ka të pamundur të mos listojë aktore të tjera, përfshirë këtu edhe veten. Ylli i filmit “Casino” u bë virale së fundmi për shkak të mendimit të saj për mënyrën se si trajtohet Meryl Streep në botën e kinematografisë pas botimit të librit me kujtime, “The Beauty of Living Twice”.

Shkrimtarja Johanna Schneller përmendi atë që ajo e përshkruan si “gropë galatike” kur e pyeti Sharon Stone për një pjesë të kujtimeve të saj për punën me filmin “The Laundromat”. Schneller i tha aktores, para se ajo ta ndërpriste:

Kur më në fund arritët të punonit me Meryl Streep, ju kuptuat…

Aktorja u përgjigj menjëherë:

Më pëlqen mënyra si e the, që më në fund unë punova me Meryl Streep. Ju nuk thatë, ‘Meryl më në fund punoi me Sharon Stone. Ose më në fund ju punuat bashkë’. Biznesi u krijua që ne ta kemi zili dhe të gjitha ta admirojmë Meryl sepse vetëm Meryl është më e mira. Dhe të gjitha duhet të garojmë kundër Meryl. Unë mendoj që Meryl është një grua dhe një aktore e mrekullueshme. Por për mendimin tim, sinqerisht, ka aktore të tjera po aq të talentuara sa Meryl Streep. Imazhi ikonë i Meryl Streep është pjesë e asaj që Hollivudi bën me gratë.

Më pas, Sharon Stone përmendi aktore të tjera që janë në të njëjtin nivel me Streep.

Viola Davis është po aq e mirë sa Meryl Streep. Emma Thompson. Judy Davis. Olivia Colman. Kate Winslet, dreqi e mori. Por ju thoni Meryl Streep dhe të gjithë rrëzohen në tokë. Unë jam një antagoniste shumë më e mirë se Meryl. Dhe jam e sigurt që ajo do të thoshte të njëjtën gjë. Meryl nuk do të ishte po aq e mirë sa unë në “Basic Instinct” ose në “Casino”.

Aktorja shtoi gjithashtu se:

Ne jemi mësuar që nuk duhet të kemi të njëjtin vend në tryezë. Pasi përzgjidhet dikush, askush tjetër nuk mund të jetë aty.