Bota Love & Sex

Një propozim romantik i shkuar si mos më keq në Disneyland!

Menaxherët e Disneyland në Paris, kanë kërkuar falje publike, pasi një punonjës i këtij parku të lodrave ndërpreu një propozim martese të një çifti të ri. Adhuruesit e shumtë të këtij parku nuk ishin edhe aq të kënaqur me veprimin e punonjësit, që vrapoi dhe u fut në mes të vajzës dhe të riut që ishte ulur në gjunjë dhe mbante në dorë kutinë e unazës me diamant.

Punonjësi vrapoi me shpejtësi dhe ia mori unazën dhëndrit të ardhshëm, duke e detyruar dyshen të zbresin nga podiumi dhe të kuptojnë se çfarë bënë gabim. Dhe mesa duket ky veprim nervozoi vizitorët e shumtë që filluan të fishkëllejnë dhe të bërtasin, duke kërkuar largimin e tij nga parku.

Megjithatë ai është munduar të arsyetohet se këtë e kishte bërë me qëllim që t’u propozonte atyre një ambient tjetër, që sipas tij ishte më romantik për këtë moment të veçantë.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjetet sociale, kurse menaxherët e parkut kanë kërkuar falje për veprimin e punonjësit të tyre. Megjithatë, vajza në fund i tha ‘po’ partnerit të saj i cili kishte menduar këtë udhëtim për t’i propozuar për martesë.

POS destroyed my best friends moment. He asked for permission beforehand. from iamatotalpieceofshit

Rikujtojmë se, ndonëse disa familje mund të mendojnë se Disney World është shumë e shtrenjtë për ta, kjo definitivisht nuk është kështu nëse jeni të kujdesshëm se ku i shpenzoni paratë tuaja. Një ish-anëtare e stafit të Disney World ka zbuluar artikujt që duhet të shmangni së bleri nëse doni të kurseni para dhe ku mund t’i merrni ato.