Celebrities Music Showbiz

Një tur koncertesh lamtumire nga grupi legjendar i rock-ut Aerosmith!

Pas më shumë se 50 vitesh karrierë, grupi legjendar i rock-ut Aerosmith kanë njoftuar se do të nisin një tur koncertesh lamtumire. Ky tur do të nisë më 2 shtator, me koncertin e parë në Filadelfia, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë tur janë caktuar 40 shfaqje, me të fundit që do të mbahet në 26 janar, në Montreal të Kanadasë.

Aerosmith përbëhet nga vokalisti Steven Tyler, kitaristi Joe Perry, basisti Tom Hamilton, bateristi Joey Kramed dhe kitaristi tjetër Brad Whitford. “Do të festojmë 50 vitet që kemi bashkë në skenë. Jemi në një moshë që nuk e dimë sa shëndet do të gëzojmë ende. Kemi vite që nuk bëjmë një tur të mirëfilltë”, tha Perry. Të gjithë anëtarët e Aerosmith janë mbi 70-vjeç, me këngëtarin Steven Tyler që është më i vjetri, 75-vjeç.

Rikujtojmë, se së fundmi Steven Tyler u akuzua për sulm seksual dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional të një të miture. Paditësja, Julia Holcomb deklaroi se filloi një marrëdhënie intime me këngëtarin e Aerosmith në 1973, pak pas ditëlindjes së saj të 16-të. Pavarësisht se nuk e përmendi Tyler në padi, Holcomb ka folur publikisht për marrëdhënien e saj të supozuar me të në të kaluarën.