Bota

Njerëzit po hanë plastikë! Ndotja në trup, nga peshku dhe pirja e ujit me shishe plastike

Ndotja nga plastika nuk ka kursyer as trupin e njeriut. Pjesëza të vogla plastike janë gjetur te çdo pjesëmarrës, në një eksperiment që synonte të vlerësonte sesa plastikë hamë dhe pijmë ne çdo ditë. Sipas kërkuesve, plastika mund të përfundojë në trupin e njeriut përmes konsumimit të peshkut, apo pirjes së ujit nga shishet plastike. Shkencëtarët e konfirmuan për herë të parë këtë gjë.