Celebrities Gossip Showbiz

Njerëzit që frymëzohen nga Luizi, gazetarja sulmon hapur: “Jemi popull tallava, nuk frymëzohemi nga një njeri intelektual…”

Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, të ftuarit kanë diskutuar në lidhje me famën e personazheve të ndryshëm, qoftë nga televizioni apo nga rrjetet sociale. Mes personazheve që fituan shumë famë ishin edhe ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, të cilët sipas të ftuarve do e kenë të vështirë të ruajnë audiencën.

Mes tyre, gazetarja Malvina Duraku tha se fama e këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli, u arrit jo nga talenti, por nga veprimet që bëri për vëmendje. Ndër të tjera ajo sqaroi:

Po t’i pyesësh njerëzit se pse e kanë zgjedhur Luizin si dikush që i frymëzon, jam e sigurt që nuk do thonë sepse është një këngëtar i mirë. Sepse realisht është super këngëtar. Nuk ia kanë dëgjuar fare këngët, jam shumë e bindur, përveç këtyre të fundit që ka nxjerrë tani. E kanë zgjedhur për gjurulldinë e madhe që ka bërë aty 4 muaj. Lyu ai flokët, i lyen të gjithë, u bënë me kokë të bardhë… Shante ai, shanin të gjithë siç shante ai… Kërcente ai tallava, kërcenin të gjithë… Ne jemi popull tallava, ne këtë duam. Nuk frymëzohemi nga një njeri intelektual. Ky është mendimi im.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Rikujtojmë se, këngëtari Luiz Ejlli i është përgjigjur ashpër komentit të aktorit Ermal Mamaqi për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Më herët në “Më lër të flas”, Mamaqi tha se Luizi iu duk aktor shumë i mirë, madje më i mirë edhe se këngëtar.

Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent.

Ky koment duket se nuk është pritur shumë mirë nga Luizi, i cili në rastin e parë kur u pyet, nuk la pa përdorur dhe ironinë në përgjigje. Në “Më lër të flas”, Luizi iu kundërpërgjigj Ermalit kështu:

Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush ble librin e tij, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja.