Celebrities Gossip Showbiz

“Aktor më i mirë se këngëtar…”, Ermal Mamaqi ‘thumbon’ Luiz Ejllin?

I ftuar  në “Më lër të flas” Ermal Mamaqi foli për rikthimin e tij dhe projektet që do të sjellë së shpejti. Seriali H.O.T rikthehet në sezonin e dytë, që do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Top Channel. Duke filluar nga 7 janari, çdo të diel në orën 21:00 për 10 javë me radhë, publiku do të shijojë dramën shqiptare të producentit Ermal Mamaqi. Me një kast aktorësh të mirënjohur, H.O.T premton të bëjë për vete publikun.

Ermali është pyetur gjithashtu edhe në lidhje me filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, nëse kishte arritur ta shihte dhe se cili ishte mendimi i tij. Romeo ka vendosur ta pyesë drejtpërdrejt Ermalin, nëse i pëlqeu Luiz Ejlli si aktor dhe sipas Mamaqit, Luizi ishte aktor më i mirë se sa këngëtar.

Romeo: A e pe filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe si t’u duk Luiz Ejlli?

Ermali: Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent.

 

Ky sezon do të vijë me disa ndryshime, u shpreh aktori.

Sezoni i dytë ka disa prurje të reja, do të jetë Zamira Kita në kastin e aktorëve. Serialin e kemi bërë më dramatik. Ka qenë dramë komedi. Tani jemi fokusuar te drama. Me fotografinë e Spiro Ninos, kemi marrë një nivel më të lartë të imazhit të serialit, kështu që besoj se do të pëlqehet nga publiku.