Celebrities Showbiz

Luiz Ejlli i kundërpërgjigjet Ermal Mamaqit: “Shkrimtar më i mirë se humorist, dikush bleu librin e tij për të…”

Këngëtari Luiz Ejlli i është përgjigjur ashpër komentit të aktorit Ermal Mamaqi për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Më herët në “Më lër të flas”, Mamaqi tha se Luizi iu duk aktor shumë i mirë, madje më i mirë edhe se këngëtar.

Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent.

Ky koment duket se nuk është pritur shumë mirë nga Luizi, i cili në rastin e parë kur u pyet, nuk la pa përdorur dhe ironinë në përgjigje. Në “Më lër të flas”, Luizi iu kundërpërgjigj Ermalit kështu:

Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush ble librin e tij, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)