Tech

Njerëzit të tmerruar nga robotët po kërkojnë të lënë punën, studim i ri!

Në afat të shkurtër, shumë punëdhënës janë ankuar për pamundësinë për të plotësuar rolet dhe për të mbajtur punonjësit, duke përshpejtuar më tej përhapjen e robotëve. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ndikimi afatgjatë i këtyre ndryshimeve radikale në tregun e punës. Një aspekt i diskutimit që shpesh neglizhohet, megjithatë, është perceptimi se si ndihen punonjësit njerëzorë për kolegët e tyre robotë. Ka shumë gjëra për t’u thënë mbi sistemet që rrisin apo eliminojnë aspektet më të mundimshme të punës së punëtorëve.

Përdorimi i robotëve për të korrigjuar mungesën e fuqisë punëtore në sektorin e hoteleve dhe restoranteve mund të rezultojë të jetë një bumerang, pasi prania më e madhe e teknologjive të automatizuara rrit stresin dhe pasigurinë e punëtorëve, si punonjësit ashtu edhe menaxherët, duke forcuar synimin e tyre për të lënë punën sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë e demonstron një studim i Universitetit shtetëror të Uashingtonit i botuar në ”International Journal of Contemporary Hospitality Management”.

Studiuesit e udhëhequr nga Bamboo Chen vendosën të mos përqendrohen në ndikimin që robotët kanë te klientët me të cilët ndërveprojnë, por te vetë punëtorët e punësuar në bizneset e mikpritjes. Ata e bënë këtë duke intervistuar 321 punonjës të shërbimit hoteleri-turizëm për të vlerësuar marrëdhënien e tyre me një gamë të gjerë teknologjish duke filluar nga kamerierët robotë deri te kioskat e automatizuara të vetë-shërbimit dhe pajisjet digjitale për porositë e tavolinave.

Rezultatet tregojnë se njerëzit që janë më dyshues ndaj robotëve më shpesh përjetojnë pasiguri në punë dhe stres, të cilat më pas lidhen me qëllimin për të lënë punën. Ndërkaq, punonjësit që punojnë më ngushtë me teknologjitë robotike kanë më shumë frikë të konsiderohen të vjetruar dhe të zëvendësohen. Ata që mendojnë se këto teknologji janë më të afta dhe efikase, priren të jenë më të gatshëm të lënë punën e tyre.