Aktori i njohur, Pete Davidson dhe aktorja e “Bridgerton”, Phoebe Dynevor së fundmi duket se kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Ata janë fotografuar së bashku në Stoke-on-Trend, Angli teksa bënin shëtitje nëpër fshat të përqafuar me njëri-tjetrin.

Dyshja për herë të parë u përfol për një lidhje në fillim të këtij viti, pasi ata u panë së bashku në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Brooklyn, ku Dynevor ishte duke filmuar “Younger”.

Rikujtojmë, se më herët, Davidson ka qenë i fejuar me këngëtaren e famshme, Ariana Grande. Në një intervistë të fundit për reperin Charlamagne postuar në ‘YouTube’, komediani zbuloi se romanca e tij me Grande-n kishte përfunduar kur ndërroi jetë ish-i i saj, Mac Miller.
Ata u lidhën në vitin 2018 ndërsa në qershor zbuluan se ishin fejuar. Unaza e madhe prej diamanti që Ariana mbante në gishtin e saj u bë kryefjala e portaleve asokohe për javë të tëra por fatkeqësisht edhe kësaj historie dashurie si shumë të tjera, i erdhi fundi. Ish-çifti i dhanë fund lidhjes së tyre duke theksuar se edhe pse nuk janë më bashkë ata e duan shumë njëri-tjetrin por romanca ishte shuar.