Design

Njihuni me përfitimet që sjell dyshemeja prej druri për shtëpitë tuaja!

Dyshemeja prej druri ka shumë avantazhe për t’ju ofruar ndryshe nga dyshemeja me linoleum. Ju mund të ‘tronditeni’ pak fillimisht me koston relativisht më të shtrenjtë që ofron, por, kur realizon dyshemenë prej druri në shtëpinë tuaj, mund të prisni përfitimet e shumta.

Njihuni me tri prej përfitimeve të tilla:

Një opsion miqësor për buxhetin.

Shumë njerëz kanë këtë mendim të gabuar se dyshemeja prej druri është shumë më e shtrenjtë në krahasim me format e tjera të dyshemesë. Në fakt, nuk është aspak e vërtetë. Ndërsa teknologjia po përparon si çdo gjë tjetër, kompanitë po përpiqen ta bëjnë parketin prej druri më të lirë se kurrë.

Çdo ditë një ekip profesionistësh po përpiqen të fusin teknologji dhe metoda më të reja, në përputhje me të cilat, ju mund të merrni një dysheme druri të lirë dhe gjithëpërfshirëse në shtëpinë tuaj.

Gjithmonë në trend

Ndryshe nga dyshemeja e linoleumit dhe pllakave, dyshemeja prej druri mund të lërë një përshtypje të mirë të përjetshme në dyshemetë e shtëpisë tuaj.

Me kalimin e kohës, dyshemeja prej linoleumi ose pllakave mund të bëhet version i vjetruar i dyshemesë, ndryshe nga ajo prej druri që është gjithmonë trend-i.

Zgjat për një kohë të gjatë.

Nëse keni realizuar një dysheme druri në shtëpinë tuaj, atëherë jini të sigurt se do të zgjasë në mënyrë efektive për dekadat e ardhshme. 

Rikujtojmë, se bimët gjithashtu janë të domosdoshme për ne. Ato na ndihmojnë të marrim frymë, ofrojnë strehim për kafshët dhe madje filtrojnë ujin tonë. Me pak fjalë, ne duhet t’u jemi përjetësisht mirënjohës bimëve. Një nga superfuqitë e tyre të tjera është se ato mund të jenë zbukurimet më tërheqëse në dispozicion.

“Shtëpia juaj duhet të tregojë historinë se kush jeni dhe të jetë një koleksion i asaj që doni”,- thotë arkitekti i famshëm Nate Berkus në librin e tij, “The Things That Matter”. Shtëpitë tona janë një shprehje e vetvetes, por ato nuk janë plotësisht origjinale, pasi ka një numër stilesh të dizajnit të brendshëm në të cilin shumica prej nesh përshtaten.